Katastrofa të njëpasnjëshme natyrore po godasin vendin fqinj të shqiptarëve, Greqinë. Pas stuhisë së fuqishme me shtatë viktima e qindra të plagosur dhe zjarreve masive, këtë pasdite Greqia është goditur dhe nga një tërmet i fortë.

Mediet greke raportojnë se një tërmet 5.2 ballë i shkallës Riheter ka tronditur sot veriun e Greqisë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit Stanos dhe 45 km larg Prevezës. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe janë ndjerë edhe në territorin shqiptar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale apo në njerëz.

Auto Earth1563031098
Auto Earth1563031098

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: