Në drejtim të selisë së Federatës Turke të Futbollit (TFF) që ndodhet në Stamboll është organizuar sot një sulm i armatosur.

Mediat turke raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në vendngjarje. Sipas agjencisë private të lajmeve DHA, shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm.

Autorët janë larguar me makinë, nga selia e TFF që ndodhet në Riva, në verilindje të Stambollit, në brigjet e Detit të Zi.

3516779 C9e92f58d99dd3b250445fc318e70898
3516779 C9e92f58d99dd3b250445fc318e70898

Omer Çelik, zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, tha se ai foli me presidentin e Federatës, Mehmet Buyukesi, pas incidentit.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya gjithashtu njoftoi përmes Tëitter se është duke u hetuar për rastin për të zbardhur shkakun dhe zbuluar autorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb