TIRANË- Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur metropolin shqiptar mbrëmjen e sotme. Mësohet se shpërthimet kanë ndodhur në rrugën ‘5 Maji’, ku një ekskavator ka marrë flakë.

Dyshohet se ekskavatorit i është vendosur eksploziv. Paralelisht me këtë ngjarje Policia njoftoi edhe për shpërthimin e një kabine elektrike.  Por OSHEE deklaroi se nuk ka shpërthyer asnjë kabinë në këtë zonë dhe se të gjitha janë në punë.

Fatmirësisht nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, pasi në momentin e ngjarjes të gjithë punëtorët e kantierit ku ndodhej ekskavatori ishin larguar.

POLICIA: EKSKAVATORIT I ËSHTË VËNË LËNDË EKSPLOZIVE, JA MOTIVI
Ekspertë të Policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore në vendngjarje dhe nga konkluzionet paraprake mësohet se shpërthimi tek kabina elektrike ka ardhur nga qarku elektrik, ndërsa ekskavatorit i është vënë lëndë shpërthyese.
Përsa i përket motivit policia thotë se dyshohet për një konflikt mes ndërtuesve e pronarëve të tokës.

(m.k/BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: