Vatër koronavirusi në Turqi! Pas lajmëve të pak orëve më parë ku një klub i kategorisë së dytë, Erzurumspor BB, kishte rreth 20 të infektuar ndaj koronavirusit, rastet e Covid-19 shpërthejnë edhe në ligën e parë.

Beshiktashi, skuadër e Stambollit dhe një nga më të rëndësishmet në Turqi, ka njoftuar se tetë anëtarë të saj kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, por pa dhënë detaje në bëhet fjalë për nëpunës apo lojtarë.

Në një njoftim të shpërndarë, mjeku Tekin Kerem Ulku, saktëson se testet janë kryer te të gjithë pjesëtarët e klubit. Ky rast ka bërë që të bien kambanat e alarmit për rifillimin e Suerligës turke, e fiksuar më 12 qershor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb