Anija holandeze e peshkimit FV Margiris, anija e dytë më e madhe e peshkimit në botë, ka derdhur më shumë se 100,000 peshq të ngordhur në Oqeanin Atlantik, pranë Francës.

Ministrja franceze, Annick Girardin, i quajti imazhet e peshqve të ngordhur – që formuan një ‘qilim lundrues’ – si “tronditëse” dhe i ka kërkuar autoritetit kombëtar të mbikëqyrjes së peshkimit të nisë një hetim, raporton BBC.

Virginijus Sinkevicius, komisioneri evropian për mjedisin, oqeanet dhe peshkimin, tha gjithashtu se ai po kërkonte “informacion dhe prova për rastin”.

Imazhet treguan sipërfaqen e oqeanit të mbuluar nga një shtresë e dendur e bardhë me një lloj peshku që përdoret për prodhimin e vajit të peshkut. Aty ishin më shumë se 100.000 peshq në një sipërfaqe prej 3000 metra katrorë.

Anijet si Margiris përdorin rrjeta shumë të mëdha për të zënë peshqit, një praktikë e kritikuar nga ambientalistët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: