Sulmuesi Neymar ka humbur sezonin. Dëmtimi i fundit i yllit brazilian ka rezultuar më i rëndë seç pritej dhe tashmë PSG duhet të bëjë për pjesën tjetët të edicionit pa O’Ney. Lajmi është konfirmuar nga klubi francez.

“Pas ndrydhjes së fundit, stafi mjekësor e këshilloi që të bënte një operacion. Ekspertët kanë konfirmuar se operacioni do të kryhet në ditët në vijim në Doha. Priten 3-4 muaj pushim para se të kthehet në fushën e stërvitjes” – Shkruan klubi. Trajneri i parisienëve, Galtier humbet kështu një nga lojtarët e rëndësishëm në një pikë vendimtare të sezonit.

Mëkati më i madh mbetet Champions League. Në këtë kompeticion, PSG përballet me Bayern Munchen dhe ndeshjen e parë e ka humbur 1-0.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: