Grumbullimi me kombëtaren dhe aktivizimi në fitoren 1-0 në transfertën kundër Andorrës i ka kushtuar shtrenjtë Marash Kumbullës. Mbrojtësi ka mbyllur përpara kohe sezonin, pas një dëmtimi që ka rezultuar më I rëndë nga sa ishte parashikuar.

Marash Kumbulla Roma
Marash Kumbulla Roma

Pas ndeshjes me Andorrën, Kumbulla u kthye në Romë për teste më të specializuara. Testet kanë zbuluar një dëmtim të meniskut të jashtëm të gjurit. Kjo do të thotë se futbollisti do të qëndrojë tre muaj jashtë fushës. Një lajm i keq për Kumbullën që përfundon përpara kohe sezonin me Romën.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb