Nga: IDA NURÇE*
TIRANE – Në qytetin e Tropojës znj.Drita Muhametaj është larguar nga vendi i punës, duke mos marrë asnjë vendim zyrtar. Zonja në fjalë është larguar vetëm me një fjalë goje. Bashkëshorti i saj, Kujtim Muhametaj është drejtuar tek drejtoresha e shkollës “Konferenca e Bujanit”, për të kërkuar një shpjegim, por kjo e fundit i ka thënë që t’i drejtohet zyrës arsimore.
Më pas z.Muhametaj i është drejtuar drejtorit të zyrës arsimore Tropojë z.Petrit Zenelaj, i cili i thotë që nuk ka asnjë shpjegim në lidhje me këtë çështje, por shpjegimet mund t’ia japë vetëm drejtoresha e shkollës.

Këtë bisedë z.Muhametaj e ka regjistruar me një aparat celular, ku duket qartë edhe përdorimi i një fjalori banal nga drejtori i zyrës arsimore. Por edhe pse e sorollatin sa andej-këndej z.Muhametaj nuk dorëzohet. Ai i shkruan një mesazh ministres së Arsimit Lindita Nikolla, si edhe kryeministrit Edi Rama. Por përsëri nuk ka marrë asnjë përgjigje. E duke u ndeshur me dyert e mbyllura të institucioneve z.Muhametaj ka gjetur si rrugëzgjidhje denoncimin e këtij skandali në emisionin “Kaktus”.
(er.nu/kaktus/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb