TROPOJE– Sekuestrohen rreth 12 kg lëndë narkotike cannabis Sattiva në Tropojë. Në bazë të operacionit të koduar “Degaj 1” në aksin rrugorë Sopot-Qafë-Morinë, në vendin e quajtur “Ura e Sopotit”, polica ka sekuestruar 1 thes (plastik) i mbështjellë me natriban, ku brenda tij kishte lëndën narkotike.

Bëhet e ditur se autori si pasojë e errësirës, ka mundur të largohet, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: