Një gjeneral që komandoi forcat e NATO-s në Irak do të koordinojë shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në Kanada, e cila shpreson të imunizojë shumicën e popullsisë së saj deri në shtator 2021, njoftoi sot kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

“Gjenerali nga Kebeku, Dany Fortin, është një oficer me përvojë”, përshëndeti ai në një konferencë shtypi.

Fortin do të drejtojë një qendër të re operacionale kombëtare, brenda Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë, për të koordinuar imunizimin.

Forcat e Armatosura Kanadeze do të mobilizohen për të mbështetur logjistikën dhe shpërndarjen e vaksinave, veçanërisht për komunitetet autoktone dhe rurale në të gjithë vendin.

“Ky do të jetë vaksinimi më i madh në historinë e vendit, përpjekja më e madhe e mobilizimit që Kanadaja ka njohur që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha kreu i qeverisë kanadeze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb