TIRANE- Më në fund Komisioni i Etikës ka reaguar pas skandaleve të ndodhura në javën e 19-të të Kategorisë superiore. Pasi shqyrtoi faktet dhe mori në pyetje dëshmitarë ky komisioni vendosi:

1.Lojtari i KF “Teuta”, Alfred Osmani, për komplotim në influencimin te rezultatit te ndeshjes KF “Flamurtari “- KS “Teuta” në kundërshtim me etiken sportive, do te dënohet me 6(gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.
2.Lojtari KF “Elbasani”, Arjan Pisha, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjeve KF “Elbasani “- KS “Teuta” date 10.09.2014, KF “ Elbasani”- KF “Skënderbeu” date25.01.2015 dhe KS “Kukesi”- KF “Elbasani” date 31.01.2015, ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6(gjashte) muaj pezullim nga aktivtieti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.
3.Te depozitoje kallezim penal per KF “Elbasani” dhe lojtarin Arjan Pisha.
4.Ne lidhje me ndeshjen KF “Flamurtari” – KS “Teuta” , u rezervua e drejta per kallezim penal pasi ceshtja ka filluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Vlore.
5.Kunder ketij vendimi lejohet ankim.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb