VLORE-Kryeprokurori i Vlorës, Ramadan Troci, paralajmëron arrestime për ndeshjen e dyshuar si të trukuar mes Flamurtarit dhe Teutës, e cila u zhvillua më 24 janar dhe përfundoi me fitoren e kuqezinjve, 2-1. Pasi e ka treguar me guximin që ka pasur në një çështje shumë të rëndësishme siç ishte ajo e Bankës së Shqipërisë, ku urdhëroi arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, tashmë Troci ka nisur hetimin për një ndeshje futbolli. Pas asaj që ndodhi të shtunën e kaluar në Vlorë, opinioni sportiv në qytetin bregdetar dhe veçanërisht drejtuesit e Flamurtarit kanë besim se Prokuroria mund ta çojë deri në fund zbardhjen e kësaj çështjeje. Dje, gjatë një prononcimi ekskluziv për “Panorama Sport”, Troci tregoi detaje të hetimeve. Edhe pse kjo çështje i është besuar prokurores Flora Çela, kryeprokurori i Vlorës po e ndjek hap pas hapi, duke qenë se vlerësohet si një hetim specifik.

(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: