Kompania që monitoron ndeshjet e dyshuara në baste, “Federbet”, ka publikuar dje raportin e vitit 2015. Sërish, klubet shqiptare janë të pranishme në listën e zezë të kësaj kompanie si të përfshira në takime që dyshohet si të trukuara, apo edhe ndeshje të fiksuara.

 

Skënderbeu, Laçi dhe Flamurtari janë tre ekipet që janë përfshirë në raportin e “Federbet” që bashkëpunon ngushtë edhe me Parlamentin Europian. Raporti nis me një renditje të shtatë shteteve ku është e pamundur ose e vështirë që të vendosen baste për ndeshjet që luhen brenda shtetit. Shqipëria, Qipro, Malta, Mali i Zi, Bullgaria, Kanadaja dhe Indonezia janë shtetet ku është e pamundur që të vendosësh baste me shuma të konsiderueshme për ndeshjet vendëse. Në raport dyshimet lidhen vetëm për ndeshjet që skuadrat shqiptare kanë zhvilluar me ekipe të huaja.

 

Laçi dyshohet per takimin miqësore me skuadrën gjermane të Shtugartit, një humbje e thellë 5-0 që pati jehonë edhe në mediat gjermane. Flamurtari dyshohet për ndeshjen e Europa League me Bolnisin, më saktë për ndeshjen e kthimit në Vlorë, e humbur nga skuadra shqiptare në pjesën e dytë. Skënderbeu është përfshirë në këtë listë për ndeshjen miqësore të pushimeve të dimrit me Ostenden me rezultatin 4-0.

(e.sh/PanormaSport/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb