Tenistja ruse Yana Sizikova, është arrestua gjatë zhvillimit të turneut të tenisit Roland Garros, pasi akuzohet për trukimin e një ndeshjeje gjatë turneut të vitit të kaluar.

Akuzat lidhen me një ndeshje dyshe, ku ajo dhe amerikania Madison Brengle luanin kundër rumuneve Andrea Mitu dhe Patricia Mari. Sipas hetimit të nisur nga autoritetet franceze, shuma të mëdha parash, disa qindra mijëra euro, u vunë bast për këtë ndeshje, ku Sizikova u mund duke humbur dy shërbime rresht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Federata Franceze e Tenisit deklaroi se 26-vjeçarja është vënë pas hekurave, ndërsa hetimet për grup të organizuar kriminal vijojnë. Edhe presidenti i Federatës Ruse të Tenisit, Shamil Tarpischev, konfirmoi ndalimin e tenistes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb