Sipas një sondazhi të Deloitte, shumë njerëz kontrollojnë telefonat e tyre sapo zgjohen. Në fakt, 76% e njerëzve e bëjnë këtë veprim për rreth 30 minuta. 62% e njerëzve e bëjnë për 15 minuta dhe 43% e bëjnë për 5 pesë minuta. Por vetëm për shkak se “të gjithë e kontrollojnë” nuk do të thotë se është veprimi i duhur.

“Njerëzit thonë se nuk kanë kohë për meditim, por shumica prej nesh bëjnë një meditim 10 minutash në Instagram çdo mëngjes (ose email, mesazhe, Facebook, etj.),” thotë Justin Michael Williams.

Libri i tij, “Qëndro i zgjuar, një guidë meditimi për të gjithë ne” u jep lexuesve “trukun” praktik për të medituar dhe për t’u zgjuar në mëngjes me një humor më të mirë.

“Ja një mënyrë e thjeshtë për të ndryshuar jetën tuaj: Pasi të zgjoheni, kontrolloni veten përpara se të kontrolloni telefonin tuaj!”, thotë ai.

Ajo që përjetoni në minutat e para pas zgjimit ndikon në shpirtin dhe disponimin tuaj dhe përcakton trajektoren tuaj emocionale për gjithë ditën tuaj, thotë Williams, e po ashtu hulumtimet e konfirmojnë këtë.

“Pra, sigurohuni që të kontrolloni veten, me ndjenjat tuaja, me shqisat tuaja, me shëndetin tuaj, me dëshirat tuaja, me ambiciet tuaja, përpara se të lini ndikimet e jashtme të vijnë në kontakt me ju”, shton ai.

“Ne harrojmë të kthehemi ngadalë në ndërgjegjësim dhe të bëjmë pyetje themelore të tilla si: Si ndihet trupi im sot? Si ndihem, mendërisht dhe emocionalisht? Cili është qëllimi im për sot? “Të gjitha pyetjet tepër të rëndësishme për mirëqenien tonë”, përfundon ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: