Donald Trump vazhdoi sot sërish me akuza ndaj aktorit Alec Baldwin, i cili e imiton atë rregullisht në emisionin komik “Saturday Night Live”.

Gjatë një interviste dhënë për gazetën ‘’ The Hollywood Reporter’’, aktori u shpreh se ndihej si ‘’në agoni’’ çdo herë që imitonte Donald Trump.

Presidenti iu përgjigj sot me anë të një postimi në Twitter.

‘’Alex Baldwin, me një karrierë mediokre, i cili po përpëlitet drejt fundit për të shpëtuar nga ky imitim mjaft i keq i figurës sime në ‘Saturday Night Live’, shprehet tani se përjeton një lloj agonie kur më imiton mua”, pohoi Trump.

‘’Alex, ata që janë në agoni janë të detyruar të të shohin ty’’, përfundoi presidenti.

Trump i luajtur nga Baldwin është bërë një personazh mjaft popullor.

Presidenti e kishte sulmuar atë disa herë në fillim, por kjo është hera e parë prej një kohe të gjatë që ai drejton sërish kritika ndaj tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: