Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ ndau mendimin e tij se në SHBA do të ketë ndryshime, duke lënë të nënkuptuar fitoren e Biden përballë Trump.

Bushati tha se Trump eshte me pak i pëlqyer sot në botë.

“Sot do votohet për presidentin e Botës. Mendoj se do të ketë një ndryshim. Duke marrë shkas nga shumë situata, shpërthimet e revoltës publike-sociale të qytetarëve ndaj ngjarjeve, me qytetarët e zinj në Amerikë, mendoj se është koha që të ketë ndryshim të presidencës. Amerikanët do të zgjedhin për mirë ose për keq atë që është më mirë për Amerikën. Me statistika presidenti Trump është më pak i pëlqyer sot në botë. Ajo që shohim ne sot në botë është cënimi i parimeve të demokracisë. Amerika inspiroi zhvillimin e vlerave liberale duke frymëzuar dhe dhënë frymë orientuese. Trump është një nga presidentët që ka thënë mbi 20 mijë herë të pavërteta. Vënia në pikëpyetje e tranzicionit të butë të pushtetit në Amerikë nga Donald Trump, shembull negativ për demokracinë amerikane dhe atë botërore.”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb