Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie po zhvillojnë një vizitë në Japoni këtë të shtunë, e cila është kryesisht ceremoniale, ndërsa tensionet tregtare mes vendeve janë në kulm.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka pritur Trump në një ceremoni të madhe. Donald Trump shpesh ka shprehur rezerva për Japoninë dhe udhëheqjen japoneze. Shtetet e Bashkuara janë në mes të një lufte me Kinën, Të dy liderët pritet që të flasin për tregtinë, ndërsa nuk besohet se do të arrihet ndonjë marrëveshje.

Trump do të bëhet lider i parë i huaj që do të pranohet nga perandori i ri japonez Naruhito që kur ai trashëgoi fronin përpara disa muajsh. Trump tha se sidoqoftë është i kënaqur nga ftesa e perandorit të Japonisë. Gjatë vizitës së tij, Trump pritet që të takohet edhe me liderë të biznesit në shtetin aziatik. Të hënën, ata do të diskutojnë mbi programet bërthamore dhe raketore me Korenë e Veriut , përveç tregtisë.

Presidenti Trump pritet që të qëndrojë në shtetin e Japonisë deri të martën.  Një tërmet me fuqi mesatare shkundi Tokion, para se kreu i shtetit amerikan të shkelë vendin aziatik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: