Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë thirrje për protesta kundër aktakuzës së tij penale, mirëpo mbështetësit e tij po japin mesazhin ‘qëndroni në shtëpi!’. Edhe pse duket kontradiktore, ky ka qenë mesazhi i mbështetësve më të flaktë të Trumpit.

Shumë prej mbështetësve të palëkundur të ish-presidentit besojnë se trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021 nuk u nxitën nga tifozët e Trump dhe grupet e ekstremit të djathtë si ‘Djemtë krenarë’ dhe ‘Oath Keepers’, por në vend të kësaj nga agjentë federalë ose “antifa” të krahut të majtë dhe nga aktivistët fashistë që shpresonin ta diskreditonin atë.

Akuza ndaj Trump

Më 2016, ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniel i ka kontaktuar disa media, duke u ofruar shitjen e materialeve të një afere, që ajo ka supozuar se e ka pasur me Trumpin, më 2006. Ekipi i Trumpit është angazhuar në këtë rast dhe avokati i tij, Michael Cohen, e ka paguar 130.000 dollarë Danielsin që të heshtë. Diçka e tillë është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump e ka rimbursuar Cohenin, në regjistrat zyrtarë thuhet se pagesa është kryer nën arsyetimet për angazhime ligjore. Prokurorët kanë thënë se kjo vërteton që Trump i ka falsifikuar dokumentet biznesore dhe kjo përbën kundërvajtje – vepër penale – në Nju Jork. Prokurorët ka mundësi që të supozojnë se diçka e tillë shkel edhe ligjin zgjedhor, sepse tentimet e tij për të fshehur pagesën e kryer për Danielsin, janë motivuar nga dëshira që votuesit të mos e marrin vesh aferën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb