Presidenti i SHBA, Donald Trump teksa kanë kaluar rreth 2 javë nga dita e zgjedhjeve vijon të mos pranojë rezultatin.

Trump thekson se Biden fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan dhe madje kundërshtarët patën sukses pa u kapur.

Ai madje thekson se Teksasin e fitoi me shumë më shumë vota, por ishte një kompani e radikalit të majtë me një reputacion të keq paraqiste votën në tabelë.
Sërish ai i rikthehet debatit të votimit me postë që e quan një shaka të sëmurë.

Në zgjedhjet amerikane deri më tani në rast se konfirmohet përfundimisht edhe fitorja në Georgia ku u rinumëruan votat, Biden shkon në 306 vota elektorale kurse Trump ngelet në 232.

STATUSI NGA DONALD TRUMP
Ai fitoi sepse Zgjedhjet u manipuluan. ASNJË vëzhgues të votave nuk u lejua vota e paraqitur në tabelë nga një kompani private e Radikalit të Majtë, Dominion, me një reputacion të keq dhe pajisje që nuk mund të kualifikoheshin as për Teksasin (të cilin unë e fitova me shumë!), Fake & Silent Media, & më shumë!
Të gjitha “pengesat” mekanike që ndodhën natën e zgjedhjeve ishin me të vërtetë ATA që u kapën duke u përpjekur të vidhnin votat. Ata patën shumë sukses, megjithatë, pa u kapur. Zgjedhjet me postë janë një shaka e sëmurë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb