Pasi hetoi mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll muajin e kaluar, CIA nuk arriti të krijojë një bindje, ndërkohë që ngrihet pyetja për të ditur nëse princi trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane ka kryer krimin, theksoi sot Donald Trump.

“CIA e hetoi këtë çështje. Ata nuk gjetën asgjë që të jetë absolutisht e sigurt”, deklaroi presidenti amerikan para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Disa orë më herët presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka përjashtuar se princi trashëgimtar saudit mund të ketë qenë në dijeni të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Megjithatë ai theksoi se kjo nuk i kërcënon marrëdhëniet e palëkundshme mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb