Studiuesi Auron Tare i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 ka folur mbi situatën me zgjedhjet në SHBA, teksa ka thënë se janë duke u formuar baza të forta që ish-presidenti Donald Trump të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit 2024.

Tare shtoi se ndër çështjet më kryesore për votuesit amerikanë është ekonomia, ndërsa tha se lufta në Ukrainë ndikon shumë pak pasi sipas tij pjesa më e madhe e amerikanëve nuk e dinë ku ndodhet Ukraina, dhe se kur rritet çmimi i naftës ata nuk mendojnë për luftën.

“Çështja e abortit u kthye në çështje shumë të rëndësishme, Trump do rikandidojë sërish pasi është një personalitet shumë i rëndësishëm që po ndryshon Partinë Republikane. Mendimi që ata kanë humbur apo jo nuk jam i bindur, pasi besoj se do e kontrollojnë Kongresin, besoj se është një bazë e mirë për Trump-in që të shpallë kandidaturën për 2024-ën. Shtetet votojnë për çështje të ndryshme, pjesa më e madhe e amerikanëve nuk e dinë ku i bie Ukraina, kur rritet nafta nuk e kanë mendjen te Ukraina. Këto janë zgjedhje për shtetet, jo presidenciale, nëse Kongresi merret nga republikanët, zakonisht kush ka Shtëpinë e Bardhë humb Kongresin, i cili duket se do kontrollohet nga republikanët, mendoj se Trump do shpallë kandidaturën e tij për 2024-ën”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: