SHBA- Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump, thotë se nuk fajëson George W. Bush për 11 shtatorin por shtoi se nëse do kishte qenë ai president, sulmet nuk do të kishin ndodhur kurrë.

Në një shfaqje në “Fox News Sunday”, manjati i pasurive të patundshme tha se meqenëse ai është shumë i prerë ndaj emigracionit, terroristët nuk do të ishin në gjendje të komandonin fluturimet e SHBA-ve.

“Pra, me shumë mundësi ata njerëz nuk do të ishin në vendin tonë”, ka thënë Trump.

Ai i dha një goditje tjetër Jeb Bushit, i cili deklaroi se vëllai i tij, presidenti i 43-të, e mbajti kombin të sigurt.

“Nuk jam duke fajësuar George Bush. Por nuk do doja të dëgjoja Jeb Bush të thoshte se “Vëllai im na mbajti ne të sigurt”, pasi 11 shtatori ishte një nga ditët më të tmerrshme të historisë së këtij vendi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: