Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se do t’i japë sot një intervistë “për kuriozitet” kryeredaktorit të revistës The Atlantic, pak javë pas zbulimeve të këtij të fundit për një shkelje të sigurisë së qeverisë , zbulime që presidenti amerikan i denoncoi si “gjueti shtrigash”.
Presidenti amerikan tha në një postim në platformën e tij “Truth Social” se do t’i jepte intervistën gazetarit Jeffrey Goldberg “për të parë nëse The Atlantic mund të jetë i sinqertë” dhe mund të shkruajë “një artikull të drejtë për Trump”.
“Artikulli që do të shkruajnë, siç u kanë thënë ekipeve të mia, do të titullohet “Presidenti më i rëndësishëm i këtij shekulli”, shtoi Donald Trump, pa specifikuar se kur do të publikohet.

“Më vonë sot do të takohem me Jeffrey Goldberg, redaktorin e revistës The Atlantic dhe përgjegjës për shumë artikuj imagjinar rreth meje, duke përfshirë artikullin e rremë Suckers and Losers dhe SignalGate, me të cilat ai pati disi më shumë “sukses”. Përfaqësuesve të mi u është thënë se do të titullohen “Presidenti më i rëndësishëm i këtij shekulli”. tha presidenti amerikan në postimin e tij.
(BalkanWeb)