Ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të padisë kompanitë Facebook, Twitter dhe Google si zotërues i platformës YouTube, për censurimin e tij pas sulmit ndaj Kongresit të SHBA-së më 6 janar.

Duke folur për procesin gjyqësor në klubin e tij të golfit në New Jersey, Trump deklaroi se ai do të jetë paditësi i vetëm në këtë rast dhe tri kompanitë do të jenë të pandehura kolektivisht.

“Jam këtu këtë mëngjes për të njoftuar një zhvillim të rëndësishëm për lirinë tonë dhe lirinë e shprehjes. Po ngre një padi të madhe kundër Institutit Amerikan të Politikave dhe gjigantëve të mëdhenj të teknologjisë si Facebook, Google dhe Twitter, si dhe shefave ekzekutivë të tyre”, tha Trump.

Padia do të hapet në Zonën Jugore të Florida-s dhe do të kërkohet “ndalimi i censurës së turpshme ndaj popullit amerikan”, shtoi Trump.

Ndryshe, Twitter, YouTube dhe Faceebook fillimisht kishin censuruar pretendimet e ish-presidentit Trump për mashtrim zgjedhor, ndërsa më pas kishin pezulluar llogaritë e tij, duke e akuzuar si kontribuues në incidentet në Kongresin e SHBA-së më 6 janar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb