Presidenti amerikan Donald Trump tha se është e mundur të vihet në dispozicion vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Në një radio-transmetim, Trump theksoi se njerëzit janë në nxitim për të shpëtuar jetën e tyre.

“Nëse do të kishte një president tjetër përveç meje, nuk do të mund të flisnit për vaksinën për dy vjet. Ju e dini këtë”, tha Trump.

Duke nënvizuar se ai po punon shumë për të luftuar COVID-19, Trump tha: “Unë nuk po e bëj këtë për të marrë vota. Po e bëj sepse është e gjëja e duhur. Po e bëj për të shpëtuar jetën e njerëzve”.

Ai deklaroi se punimet për zhvillimin e vaksinës po përparojnë me shpejtësi dhe theksoi se presin që vaksinën ta kenë në duar para fundit të vitit.

I pyetur nga gazetari se “A prisni që vaksina të jetë gati para zgjedhjeve të 3 nëntorit?” presidenti amerikan u përgjigj: “Në disa raste, unë mendoj se po. Është e mundur që vaksina të jetë e gatshme para zgjedhjeve. Ne kemi kompani të mëdha. Këto kompani janë më të mirat në botë.”//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb