Presidenti i zgjedhur thotë se ka në plan të falë shumë nga 1500 mbështetësit e tij që sulmuan ndërtesën e Kapitolit më 6 janar 2021, në përpjekje për të bllokuar Kongresin që të vërtetojë se zoti Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020. Zoti Trump i ka quajtur të arrestuarit dhe të dënuarit “patriotë” dhe “pengje” të përndjekur gabimisht.
Akuzat se republikani Donald Trump u përpoq të përmbyste në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, u hoqën pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024, për shkak të një politike të Departamentit të Drejtësisë kundër ndjekjes penale të presidentëve në detyrë.
Trump u zotua për muaj të tërë t’i jap fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës përpara se të marrë detyrën, por ditët e fundit ndihmësit e tij kanë thënë se synimi tani është të përpiqet të arrijë një armëpushim në 100 ditët e para të administratës së tij.
(Balkanweb)