Donald Trump dhe bashkëshortja e tij e dytë Melania i janë bashkuar fëmijëve të ish-Presidentit të SHBA-ve, Ivankës, Erikut dhe Donalt Jr. Në ceremoninë mortore të zhvilluar në Nju Jork për bashkëshorten e tij të parë, të ndjerë.

Ceremonia është zhvilluar një javë pas vdekjes së saj në moshën 73-vjeçare dhe familja Trump si rrallëherë është shfaqur e bashkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Familja u takua në shtëpinë e funeralit “Frank E. Campbell”, ku u përgatitën eshtrat e Ivanës, përpara se të shkonin për në Kishën e Shën Vincent Ferrer në Lexington Avenue.

Pas shërbimit, familja pritet të udhëtojë në New Jersey më pas për një pritje private në Trump National Golf Club Bedminster.

Ish-presidenti Donald Trump dukej i zhytur në pikëllim teksa hipi në makinën që e priste jashtë Trump Tower.

Ndër të parët që mbërritën në shtëpinë e funeralit ishin Donald Trump Jr dhe e fejuara e tij Kimberly Guilfoyle. Ata u ndoqën nga afër nga Ivanka Trump, Jared Kushner dhe fëmijët e tyre. Ivanka mbante veshur një fustan të zi shoqëruar me një varg perlash në qafë.

Kisha Shën Vincent Ferrer në Lexington Avenue është shumë larg nga shtëpia në Rrugën 64, ku Ivana jetoi për 26 vjet dhe ku u zbulua në fund të shkallëve javën e kaluar. Turma u mblodh jashtë kishës në vapë të madhe, duke shtrënguar ftesat e funeralit për t’ua paraqitur oficerëve të policisë dhe agjentëve të Shërbimit Sekret te dyert.

Barrikadat e NYPD rrethuan bllokun midis Lexington Avenue dhe East 65th dhe 66th të mërkurën, ndërsa kamionët nga Greenscape Designs shkarkoheshin nga hyrja anësore. Oficerët dhe agjentët e shërbimit sekret u konsultuan me njëri-tjetrin dhe kaluan në trotuar ndërsa anëtarët e korit të kishës filluan të mbërrinin pak pas orës 11 të mëngjesit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb