Donald Trump po hetohet nga FBI për spiunazh. Kjo u zbulua nga Politico pasi kishte ekzaminuar urdhrin e kontrollit të rezidencës së ish-presidentit në Florida.

Donald Trump dhe avokatët e tij kanë dhënë dritën jeshile për publikimin e urdhrit të kontrollit të FBI-së në rezidencën e tij në Mar-a-Lago. Sipas thashethemeve të publikuara nga Washington Post, FBI po kërkon dokumente mbi armët bërthamore dhe informacione të tjera sensitive mbi sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe më gjerë. Midis dokumenteve të klasifikuara që Donald Trump hoqi nga Shtëpia e Bardhë dhe FBI-ja gjeti gjatë kontrollit në rezidencën e tij, kishte edhe dokumente për presidentin francez. Gazeta shkruan se federalët morën rreth 11 dosje nga rezidenca e ish-presidentit në Florida, duke përfshirë disa të klasifikuara si ‘tepër sekrete’. Agjentët e FBI-së dyshohet se morën gjithashtu rreth 20 kuti me sende, lidhëse fotografish, një shënim të shkruar me dorë dhe dokumentin e faljes që i ishte dhënë Trump Roger Stone.

“Së pari, gjithçka ishte e deklasifikuar. Së dyti, ata nuk kishin nevojë të ‘merrnin’ asgjë, sepse mund t’i kishin marrë sa herë të donin pa u përfshirë në politikë dhe pa u futur në Mar-a-Lago.”, shkruan Donald Trump në rrjete sociale.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: