Presidenca amerikane njoftoi se agjencisë së lajmeve Associated Press i ndalohet për një kohë të pacaktuar qasja në Zyrën Ovale dhe avionin zyrtar të Donald Trump , Air Force One, për shkak të refuzimit të tij për të emërtuar Gjirin e Meksikës Gjiri i Amerikës.

Agjencia shprehu keqardhjen e saj të martën pasi gazetarëve të saj u është mohuar aksesi në ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë.

“Associated Press vazhdon të injorojë ndryshimin në emrin gjeografik ligjor të Gjirit të Amerikës ”, shkroi  në X zëvendës shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Taylor Budovich.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb