Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Donald Trump është një fenomen, që  ka shkundur politikën globale.

“Kemi interes për zgjedhjet në SHBA, sepse Amerika ka pasur rol vendimtar për ne shqiptarët, teksa është krijuar shtet i dytë shqiptar nga amerikanët. Ne i kemi dhënë një rol arbitri SHBA-ve. Ka një rol të madh të SHBA-ve në Shqipëri dhe me një emigracion që vjen në rritje.

Donald Trump është një fenomen që ka sjellë përmbysje të madhe në politikën globale. Trump ka shkundur politikën dhe besoj se edhe Biden që është tradicional vështirë ta kthejë presidencën bnë normalitet.  Edhe sondazhet dështuan”, tha Minxhozi.

Ndërsa, diplomati Fatos Tarifa u shpreh se zgjedhjet në SHBA kanë shumë interes për ne shqiptarët, për shkak se Amerika luan rol në demokracitë tona, si dhe për faktin se ka shumë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zgjedhjet në SHBA ka qenë përherë në fokus, sepse pa të nuk zgjidhet asgjë pa Amerikën. Shqiptarët kanë emigrim të lartë në Amerikë, kemi djemtë tanë në SHBA, është magnet që tërheq edhe shqiptarë. Amerika është shtet kontinental dhe parimet e demokracisë kanë lindur atje, roli i saj në arenën ndërkombëtare është i madh”, deklaroi Tarifa.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb