Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e ka cilësuar shpifës ndërkontinental kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili teksa i kujton Ramës një deklaratë të këtij të fundit për presidentin e SHBA-ve Donald Trump, shkruan se; “Amerika ja ka varur trasten me kohe dhe nuk humb më kohe me te”.

REAGIMI I VASILIT
Ky shpifte dhe villte edhe kundër Presidentit te Amerikës Trump duke share e llomotitur si papagall atë qe i kishin mësuar, megjithëse s’dinte asgjë prej gjeje për z.Trump.
Edhe flet për shpifje ky shpifës ndërkontinental.
Apo ky është rehat se e dine te gjithë se kush është, ndaj Amerika ja ka varur trastën me kohe dhe nuk humb më kohe me te.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb