Protestuesit janë grumbuluar për të dytën ditë rradhazi përpara ambasadës amerikane në kryeqytetin irakian të mërkurën. Forcat e sigurisë në ambasadën amerikane në Bagdat përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e udhëhequr nga milicia pro-iraniane pranë kompleksit diplomatik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se nuk është ide e mirë për Iranin që të përshkallëzojë armiqësitë në një luftë me Shtetet e Bashkura.

“Nuk mendoj se është ide e mirë për Iranin. Nuk do të zgjaste shumë. Unë dua paqe. Irani duhet të dojë paqen më shumë se kushdo. Nuk e shoh se mund të ndodhë gjë. Nuk e mendoj se Irani do që të ndodhë diçka. Do të përfundonte me shpejtësi.”

Presidenti postoi në rrjetet sociale se do të mbante përgjegjës Iranin për çdo dëmtim në objektet amerikane. Ai shkroi se “ata do të paguajnë një çmim shumë të madh. Ky nuk është paralajmërim. Është kërcënim”.

Udhëheqësi amerikan foli të martën me Kryeministrin Adel Abdul Mahdi të Irakut lidhur me nevojat për të mbrojtur personelin dhe objektet amerikane në Irak. Gjatë komenteve për shtypin, zoti Trump falenderoj qeverinë irakiane duke thënë se kishin vepruar mirë.

Pentagoni po dërgon 750 trupa shtesë në Lindjen e Mesme në atë që Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper e quajti si vperim të duhur dhe parandalues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: