PARIS-I kërkoj në terma të forta Meksikës të ndalojë valën e emigrantëve, nëse nuk mundet, do të dërgoj ushtrinë amerikane dhe do të mbyllim kufirin tonë jugor, ka kërcënuar sot presidenti amerikan, Donald Trump në Twitter.

Presidenti amerikan përsërit qëllimin e tij për të shkurtuar ndihmën në vende si Salvadori dhe Hondurasi “që duket se nuk kanë më kontroll mbi popullsinë e tyre”.

Trump në Twitter flet për një “sulm të vërtetë në vende si Guatemala, Hondurasi dhe  Salvadori, udhëheqësit e të cilit po bëjnë pak për të ndaluar këtë rrjedhë të madhe njerëzish, duke përfshirë shumë kriminelë, të cilët dëshirojnë të hyjnë në SHBA nga kufiri meksikan”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb