Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka kërkuar Vladimir Putinit që të bëjë publike faktet që ka për familjen e Joe Biden.

Trump, theksoi pretendimet, për të cilat nuk kanë dalë ende prova se djali i Biden, Hunter, ka marrë një pagesë prej 3.5 milionë dollarësh nga gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës.

Trump tha se ndryshimet midis rivalit të tij politik dhe liderit rus për shkak të luftës në Ukrainë do të rrisin mundësinë që Putin të publikojë informacionet që do të dëmtojnë Biden.

“Përderisa Putin nuk është mbështetës i vendit tonë, unë mendoj se ai duhet të publikojë faktet që ka për familjen e Biden, sepse është mëse e qartë se nuk do të marrim një përgjigje nga Ukraina,” theksoi Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb