Gati për të fluturuar nga aeroporti ”Donald J. Trump” në kontenë Palm Beach?

”Po qarkullojnë njoftime se presidenti, i cili është vendosur të lërë detyrën më 20 janar, ka pyetur ndihmësit dhe këshilltarët se çfarë duhet bërë për të emërtuar një aeroport për nder të tij”, raportoi ”Daily Beast”.

Judd Deere, zëvendëssekretar i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, nuk do të konfirmojë për ”Miami Herald” nëse këto biseda janë zhvilluar.

“Ne nuk komentojmë bisedat private”, tha Deere.

Por, meqenëse aeroporti ”Palm Beach International” është vetëm disa milje larg Mar-a-Lago ku Trump, bashkëshortja dhe djali i tij Barron pritet të jetojnë, duket aeroporti më i mundshëm që ai do të shikonte për një riemërtim në nder të tij, nëse kjo është ajo që ai dëshiron.

Nuk mund të përjashtohen as Aeroporti Ndërkombëtar i Miamit dhe ”Fort Lauderdale-Hollywood International”.

Një zëdhënëse e ”Palm Beach International” i tha ”Sun-Sentinel” se ”aeroporti nuk ishte ofruar për një ndryshim të emrit”.

”Që një aeroport të marrë emrin e një presidenti një qeveri lokale duhet të jetë e gatshme të pranojë”, sipas ”The Points Guy”.

Nëse Trump do të kishte një aeroport me emrin e tij, atëherë ai do të bashkohej me radhët e 10 ish-presidentëve me aeroporte të emërtuara nga të dy partitë kryesore.

Këta presidentë përfshijnë Abraham Lincoln (Ilinois), Theodore Roosevelt (Dakota e Veriut), Dwight Eisenhower (Kanzas), John F. Kennedy (Nju Jork), Gerald R. Ford (Miçigan), George Washington dhe Ronald Reagan dhe George HW Bush (Hjuston).

Gjithashtu, në mars 2012, ”Adams Field” në Arkansas, u quajt ”Bill dhe Hillary Clinton Airoport”.

Emrin e Jimmy Carter e ka një aeroport në Xhorxhia.

Obama?

Akoma jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb