SHBA– Kina është e gatshme të arrijë një marrëveshje tregtare me SHBA-në, konfirmoi të premten presidenti amerikan, Donald Trump. Ai  deklaroi se tarifat doganore shtesë për mallrat kineze mund të mos jenë të nevojshme. “Kina kërkon arritjen e një marrëveshjeje.  Ata dërguan një listë se çfarë janë të gatshëm të ndërmarrin për të arritur një kompromis”.

Presidenti amerikan pohoi se ishte optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbimet e balancuara tregtare.” Ne vendosëm tarifa doganore mbi 250 miliardë dollarë mallra kineze dhe taksat ndaj 267 miliardë dollarë shtesë janë gati nëse ne e duam këtë gjë, ndoshta nuk mund ta bëjmë një hap të tillë”, përfundoi ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb