Kina do të reduktojë dhe heqë të drejtat doganore për automjetet amerikane që importon, theksoi dje në mbrëmje, Donald Trump, një ditë pas arritjes së një armëpushimi me presidentin kinez, Xi Jinping në konfliktin e tyre tregtar.

“Kina pranoi të reduktojë dhe heqë të drejtat doganore mbi automjetet që vijnë në Kinë nga SHBA-ja. Aktualisht këto taksa doganore janë 40%”, shkruan në “Twitter” shefi amerikan i shtetit.

Në korrik, Kina kishte ulur në 15%, nga 25% që ishin, të drejtat doganore mbi automjetet e importuara.

Ndërkohë që vendi hynte në një konflikt të hapur me SHBA-në, Penini shtoi të drejtat doganore me 25% për modelet e prodhuara në SHBA, duke e çuar vlerën total në 40%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb