Presidenti i SHBA, Donald Trump vijon me optimizmin e tij duke falenderuar amerikanët që sot zgjodhën të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Me një mesazh të shkurtër në ‘twitter’ Trump shkruan se Partia Republikane e SHBA paraqitet mirë në gjithë vendin. Pikërisht nga Kolegji Elektoral varet edhe Presidenti pasi Trump i duhen sërish 270 vota.

Duket se Trump është i kënaqur nga informacionet paraprake dhe ecuria e votimit teksa orë më parë ka bërë thirrje amerikanëve që të dalin në votime.

”Jemi me të vërtetë të mirë të gjithë vendin. FALEMINDERIT!”- shkruan Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb