Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se administrata e tij ka korrur më shumë sukses se çdo administratë tjetër në historinë amerikane. Deklarata e Trumpit në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York është pritur me të qeshura nga të pranishmit në sjellë. Por ai është kundërpërgjigjur duke u shprehur se nuk e prishte një reagim të tillë.

Trump theksoi se SHBA-ja është tashmë më  e fortë, më e pasur dhe më e sigurtë. Presidenti amerikan vuri në dukje përmirësimin e marrëdhnieve me Korenë e Veriut dhe mbrojti linjën e ashpër të tregtisë me Kinën.

Një prej çështjeve kryesore që Trump përmendi gjatë fjalimit të tij ishte e drejta e Amerikës për të ndjekur rrugën e saj në botë.

“Respektoj të drejtën e çdo kombi të ndjekë zakonet, besimin dhe traditat e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’ju tregojnë sesi të jetoni apo të punoni. Thjesht kërkojmë që edhe ju të respektoni sovranitetin tonë,” tha Trump

Presidenti amerikan Donald Trump u ndal në veçanti edhe tek Irani. Ai sulmoi liderin Iranian Hassan Rouhani duke e akuzuar se ka sjellje kaos vdekje dhe shkatërrin në të gjithë Lindjen e Mesme. Ai mbrojti vendimin e tij për braktisjen e marrëveshjen bërthamore.

e.f/BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: