Negociatat e vështira tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit po zhvillohen shumë mirë, deklaroi sot president amerikan, Donald Trump.

“Mendoj se bisedimet po zhvillohen shumë mirë”, theksoi presidenti nga Shtëpia e Bardhë.

“Megjithatë këto bisedime janë shumë komplekse”, shtoi ai.

Bisedimet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, që duhet t’i japin fund luftës të taksave doganore të filluar nga Donald Trump, rifilluan sot në kryeqytetin amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb