Menjëherë pasi Donald Trump bëri një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se mund të arrestohet nga zyrat e Prokurorit në qarkun e Manhatanit, ka pasur edhe një reagim nga mbështetësit e tij.

Mijëra prej tyre kanë bërë thirrje që të organizohet një protestë jashtë zonës së ish-presidentit Donald Trump . Thirrjet e tyre janë bërë në rrjete sociale , por kjo ka shtuar frikën se mund të ketë një përplasje në rast se policia do të arrestojë Trump.

Ai do të bëhej ish-presidenti i parë amerikan që do të përballej me akuza, shkruan “The Times”.

Trump, ka mohuar aferat dhe çdo njohuri për pagesat, duke denoncuar hetimin si një ‘gjueti shtrigash’ që synon të prishë fushatën e tij për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.

“Kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”, shkroi Trump në Truth Social. “Protestoni, kthejeni kombin tonë”.

Robert Costello, një avokat dhe një ish-këshilltar ligjor i Cohen, tha për NBC news se ai do të dëshmojë sot para jurisë në New York.

Fakti që ai do të paraqitet me kërkesë të ekipit të Trump ka ngritur spekulime se ai mund të kundërshtojë dëshminë e Cohen.

Kur një përdorues në forumin e internetit “The Donald” pyeti se si duhet të përgjigjeshin nëse policia përdorte helikopterë për të hyrë në klubin e Trump, shumë prej tyre theksuan se do të përdornin armë.

Sidoqoftë, në një email drejtuar stafit të tij, prokurori i qarkut të Manhattan tha: “Ne nuk tolerojmë përpjekjet për të frikësuar zyrën tonë ose për të kërcënuar sundimin e ligjit në New York”.

Zyra e Bragg mësohet se është në negociata me Shërbimin Sekret të SHBA-së për mënyrën e trajtimit të arrestimit të një ish-presidenti.

Thirrjet në internet për të mbrojtur Trump nga arrestimi kanë ngritur frikën e një përsëritjeje të trazirave më 6 janar 2021 , kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores zgjedhore të Joe Biden në 2020.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb