Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Meksika nuk do të paguajë tarifa për produktet që përfshihen në marrëveshjen tregtare mes dy vendeve dhe Kanadasë deri më 2 prill.

Trump nuk ka konfirmuar nëse ky pezullim zbatohen edhe për Kanadanë, por Sekretari i Tregtisë, Houard Lutnick, ka shpresuar se kjo masë do të përfshijë të dy fqinjët e Amerikës. Ky është hapi i dytë i tërheqjes nga tarifat brenda dy ditësh, pasi të mërkurën ai ka njoftuar se do të përjashtonte prodhuesit e makinave nga taksat 25% që u aktivizuan vetëm një ditë më parë.

Lutnick ka deklaruar për CNBC se mund të zgjatet përjashtimi i tarifave për importet e pjesëve të makinave nga Kanadaja dhe Meksika për të përfshirë të gjitha produktet që bëjnë pjesë në marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA).

Marrëveshja, e nënshkruar gjatë mandatit të parë të Trump, përfshin 34 kapituj, duke përfshirë automobilat, qumështin dhe drurin, dhe parashikon një rishikim çdo gjashtë vjet. Trump e ka shpallur këtë vendim të enjten në Social Truth, duke shkruar se, pas bisedës me Presidenten Claudia Sheinbaum e shtetit meksikan, ka rënë dakord që Meksika të jetë e përjashtuar nga tarifat deri më 2 prill./BBC/ 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb