Presidenti amerikan Donald Trump, ngriti të hënën një padi me qëllimin për të bllokuar përpjekjet e një komisioni ligjvënësish të cilët kanë kërkuar zyrtarisht informacion mbi të dhënat personale dhe të biznesit të tij, prej firmës së kontabilitetit që ka trajtuar prej vitesh çështjet financiare të zotit Trump.

Kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati Elijah Cummings, po kërkon informacion financiar për tetë vjet nga kompania “Mazars USA”. Por në padinë e presidentit dhe korporatës së tij, “Organizata Trump”, thuhet se autorizimi zyrtar i komisionit “është i pavlefshëm dhe i pazbatueshëm për shkak se nuk ka qëllime ligjore legjislative”.

Në padi thuhet gjithashtu se, “në vend që të punonin me presidentin për të miratuar ligje të mbështetura nga të dyja palët, prej të cilave do të përfitonin amerikanët, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesvepo përpiqen me ngulm të gjejnë diçka që ta përdorin për të dëmtuar politikisht presidentin”./VOA

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb