SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump  vijon të insistojë  me idenë e ndërtimit të një muri ndarës në kufirin me Meksikën. Trump është shprehur se nëse Kongresi nuk pajtohet të ofrojë 5 miliardë dollar fonde do të urdhërojë mbylljen e kufirit jugor të SHBA-ës.

Ndërtimi i këtij muri ka qenë ndër premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës zgjedhore.

“Ne do të detyrohemi të mbyllim krejtësisht kufirin jugor nëse Demokratët pengues nuk na japin paratë për të përfunduar murin dhe gjithashtu të ndryshojmë ligjet qesharake të emigracionit “, shkroi Trump në Tëitter.

“Ose e ndërtojmë (përfundojmë) murin ose e mbyllim kufirin,” shtoi ai

Presidenti republikan gjithashtu përsëriti kërcënimet për të ndalur të gjitha ndihmat e SHBA në Honduras, Guatemala dhe El Salvador, të cilat ai tha se nuk po bënin asgjë për të ndaluar rrjedhën e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: