Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përpiqet të rikthehet në mediat sociale vetëm 10 ditë përpara ngjarjes së parë zyrtare të fushatës së tij presidenciale 2024.

Turmp i cili dikur posedonte llogaritë e mediave sociale që ishin ndër më të ndjekurat në Facebook dhe Twitter, u hoq nga të dyja platformat për veprimet e tij në lidhje me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.

Ai u rikthye në Twitter falë rezultateve të një sondazhi të përdoruesve publik të kryer nga pronari i ri, Elon Musk.

Të martën, zyra e Trump i dërgoi një letër kompanisë mëmë të Facebook, Meta, duke kërkuar një seancë për të diskutuar rikthimin e ish-presidentit në internet për hir të fjalës së lirë, sipas NBC News .

“Ne besojmë se ndalimi i llogarisë së Presidentit Trump në Facebook ka shtrembëruar dhe penguar në mënyrë dramatike diskursin publik”, thuhet në shkresën e dërguar.

Kompania Meta mësohet se i ka thënë NBC se ‘do të japë një vendim në javët në vijim, në përputhje me procesin që ka parashtruar.’

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: