SHBA-Gjithmonë e më shumë amerikanë mendojnë që Donald Trump do të rizgjidhet si president për një mandat të dytë në 2020.

Ky është rezultati i një sondazhi të bërë nga SSRS për Cnn.

Të intervistuarit janë të ndarë, 46% janë të sigurt që do të rizgjidhet dhe 47% të bindur për të kundërtën.

Por për presidentin në detyrë bëhet fjalë për një hap përpara, duke marrë parasysh një sondazh të zhvilluar në muajin mars, sipas së cilit 54% e zgjedhësve ishin të bindur që nuk do të konfirmohej në Shtëpinë e Bardhë.

Rritet numri i atyre që janë rreshtuar për një rizgjedhje të mundshme të presidentit Trump, nga të gjitha forcat politike, thuhet në sondazh.

Sa i takon demokratëve, kandidatura më e mundshme për të sfiduar Trump është ajo e zëvendës presidentit Joe Biden me 33%.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb