Donald Trump përfiton nga rikthimi i Joe Biden për ta sulmuar atë për gjendjen e tij të përgjithshme fizike.

“Mjekët kanë gabuar diganozën. Biden nuk ka sërish Covid, i njohur ndryshe si virusi i Kinës, por demencë senile”, shkruan në rrjetin e tij social ‘Truth’, ish-presidenti, i cili është pothuajse në të njëjtën moshë me presidentin Biden.

“Joe po mendon të transferohet me kohë të pjesshme në një nga ato shtëpitë e bukura të pensionistëve në Wisconsin, ku gati 100% e banorëve, për mrekulli dhe për herë të parë në histori, kanë pasur forcën dhe energjinë për të votuar, edhe nëse ato vota janë shpallur të paligjshme. Shërohuni shpejt Joe!”, sulmoi Trump, duke ripërsëritur për të disatën herë akuzat për mashtrim në zgjedhjet e 2019-ës të fituara nga Biden.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb