Kandidati republikan për president, Donald Trump ka replikuar me Hilary Clinton për deklaratat e saj që i cilësoi mbështetësit e saj si të ‘mjerë’.

Para mbështetësve të tij Donald Trump është shprehur se Clinton e mendon veten e saj mbi ligjin dhe mbi kuptimin e përgjegjësisë.

‘Hilary Clinton e mendon veten se është mbi ligjin, mbi sensin e përgjegjësisë dhe mbi ju. Pas disa muajsh që ka qëndruar e fshehur dhe ndaj shtypit ka shprehur mendimet e saj të vërteta, ajo i sheh amerikanët nga lart-poshtë’, është shprehur Donald Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb