TIRANE

Presidenti Donald Trump kritikoi Meghan Markle pasi ajo dhe Princi Harry regjistruan një video mesazh të interpretuar si pro-Joe Biden Princi Harry u kërkoi amerikanëve që të refuzonin gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet, ndërsa Meghan Markle u tha amerikanëve të votonin ‘vlerat tona’ Komentet ndezën kritika në Britani, ku mbretërit pritet të qëndrojnë politikisht neutral. Pallati Buckingham u distancua nga vërejtjet, duke thënë se ato ishin “bërë në një kapacitet personal”.

Menjëherë reagoi edhe presidenti Trump duke thënë se asnjëherë nuk e kishte pëlqyer Marklen. ‘Unë nuk jam një adhurues i saj,’ tha Trump të mërkurën në një pyetje të shtruar nga DailyMail.com. “Mund ta them këtë dhe ndoshta e keni dëgjuar unë i uroj shumë fat Harry sepse ai do të ketë nevojë për të”. Harry dhe Meghan, tani të vendosur në një rezidencë të L.A., bënë vërejtjet e tyre vetëm disa javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit me amerikanët në disa shtete që tashmë shkonin në votime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb